Reformimi.org Shqip Sidebar menu

Mirseerdhët

Ne përpiqemi të lavdërojmë të vetmin Perëndi të vërtetë1 që iu zbulua njerëzimit në Shkrimet e Shenjta.

Qëllimi i kësaj faqe të internetit është të pajisë si të krishterët ashtu edhe jo të krishterët të cilët mund të lexojnë dhe kuptojnë shqip, që të lavdërojnë në gjuhën shqipe këtë Perëndi të vërtetë. Ne gjithashtu e kemi paraqitur të njëjtën përmbajtje në anglisht, në mënyrë që shqip-folësit që kanë miq anglisht-folës ose persona anglisht-folës që kanë miq shqip-folës ta përdorin këtë faqe të internetit për të ndihmuar komunikimin rreth krishterimit.

Ja disa nga ndihmesat tona të para që po paraqesim:

Studimi i Lajmit të Mirë.

Ndiqeni këtë kurs në internet

 

Pyetje dhe Përgjigje mbi Krishtërimin

Ky dokument është një seri pyetjesh dhe përgjigjesh kryesore mbi Krishtërimin, që është shkruar më 1998 për tu prezantuar si të krishterëve ashtu edhe jo të krishterëve të vërtetat kryesore nga Shkrimi i Shenjtë në një mënyrë të tillë që sit ë rriturit ashtu edhe fëmijët mund ta kuptojnë mirë.

Një katekizëm e shkurtuar e Besimit të Krishterë

Ky dokument është përpiluar më 1647 dhe synonte që të siguronte mësime bazë mbi atë që Bibla thotë mbi shumë mësime apo doktrina të ndryshme. Ai është ndërtuar me pyetje e përgjigje, që të jetë sidomos i dobishëm për tu mësuar fëmijëve të krishterë bazat e besimit të krishterë.

Një Katekizëm e zgjeruar e Besimit të Krishterë

Dokumenti është përpiluar më 1647 dhe synonte mësime më të zgjeruara mbi atë që Bibla thotë mbi mësime apo doktrina të ndryshme. Ai është ndërtuar me pyetje e përgjigje që të jetë më i dobishëm për t u dhënë mësim ofiq-mbajtësve të kishës dhe pjesëtarëve të rritur të kishës.

Një Pohim i Besimit të Krishterë

Dokumenti është shkruar midis 1543 dhe 1547 dhe përdoret mbarë botën prej kishave të ndryshme protestante për të shpallur atë që e njohin si të vërtetë të mësuar në Shkrimet e Shenjta mbi një sërë temash. Ai synonte gjithashtu të shquante mësimet e veta nga ato të kishave të tjera me doktrinën e të cilave kanë ndryshime.

 

Kërkoni të frekuentoni një kishë të krishterë?

Persona shqip-folës ose anglisht-folës mbarë botën mund të na kontaktojnë nëse janë të interesuar për të gjetur një kishë të shëndoshë vendore që beson e mëson në përputhje me përmbajtjen e kësaj faqe të internetit.

Nëse jetoni në Shqipëri ose Kosovë dhe dëshironi të gjeni një kishë shqip-folëse klikoni këtu dhe do të kontaktoni drejtpërdrejt me një person që flet shqip, me anë të emailit.

Nëse flisni anglisht dhe jeni të interesuar në një kishë anglisht-folëse, klikoni këtu dhe do tju kontaktojë me email një person anglisht-folës.

 

Nese keni pyetje?

Nëse keni pyetje mbi Biblën apo mësimet e saj, ndjehuni të lire që të na i dërgoni. Nëse do të jenë pyetje serioze, do të bëjmë çmos që tju japim përgjigje sapo të kemi kohën e duhur për të gjetur përgjigjen.

 

A keni ndonjë sugjerim për faqen tonë të internetit?

Nëse ka ndonjë temë e sugjeruar për këtë faqe interneti, që do të ishte e dobishme për ju dhe për të tjerët, ndjehuni të lirë që të na i dërgoni dhe do tu japim konsideratë serioze.